Wednesday, October 19, 2011

Filmi “Limitless” për së pari herë në Tetovë


Ditën e shtunë, me date 22 Tetor nga ora 14’ në ambientet e Këndit Amerikan në Tetovë, do të shfaqet filmi Limitless. Ky eveniment organizohet nga Këndi Amerikan dhe klubi i gazetarëve të rinj pranë Këndit Amerikan në Tetovë. Filmi do të jepet për nxënësit e shkollave të mesme.
‘’Këndi Amerikan dhe Klubi i gazetarëve të rinj organizojnë një eveniment për nxënësit e shkollave të mesme, pra të shtunën i presim të gjithë dashamirsit e filmit për të përjetuar emocione të ralla të servuara nga filmi ‘Limitless’’ shprehet Gëzim Sulejmani, kordinator i Këndit Amerikan në Tetovë.
Më tej, rreth organizimit të klubit të gazetarëve të rinj, njëri nga kordinatorët e punës së këtij grupi, Venhar Ramadani u shpreh “Në mungesë të kinemas në Tetovë, qytet me dy univerzitete dhe gjashtë shkolla të mesme ne ju mundësojmë nxënësve të shkollave të mesme që të shikojnë një ndër filmat më të rinj në botën e kinematografisë. Gjatë përpilimit të programit 13 javor menduam për atë edhe si të argëtohemi dhe filmi Limitless është një element i këtillë në këtë program. I presim të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që i duan filmat dhe presin të kalojmë shumë mire.Pra, e shtunë, 22 Tetor në ora 14’ te Këndi Amerikan.Kemi edhe surpriza”
Limitless është filmi i prodhuar në vitin 2011, me regjisor Neil Burger ku aktrojnë Bradley Cooper, Abbie Cornish dhe Robert De Niro. Filmi është i bazuar në novelën e Alan Glynn me titull Fushat e errëta ( The Dark Fields ). Filmi është në zhanrin Triller dhe realizimi ka kushtuar 27 milion dollarë.